Bashkësia Islame i reagon Mustafa Bajramit: Mos bëj fushatë, e njohim mirë filozofinë tënde

Teologu Mustafa Bajrami së fundmi ka folur rreth zgjedhjeve që do të mbahen në Bashkësinë Islame të Kosovës. Ai ka thënë se kreu aktual i BIK’ut, Naim Tërnava, është duke u munduar që me çdo kusht t’ia vazhdojë vetës mandatin. Për këtë nka reaguar BIK’u, duke thënë se Bajrami është i fundit që do të duhej të fliste për për këtë institucion.

Përmes faqes zyrtare në Facebook, BIK’u ka reaguar ndaj paraqitjes së Bajramit në media, duke thënë se ai prej kohësh nuk lë vend pa e sulmuar BIK’un dhe Myftiun Naim Tërnava.

“Misioni i Mustafë Bajramit kundër BIK-ut dhe udhëheqjes së tij është ngritur mbi bazën e një fushate të orkestruar nga ai dhe ca individë (të cilët marrin rrogën në BIK, me të ushqejnë familjet e tyre, por bëjnë argatin e të keqit) dhe të mbushur me shpifje, insinuata, të pavërteta dhe për qëllime të ulëta e meskine. Kryesia e BIK-ut, institucionet e saj, pastaj Këshilli i Bashkësisë Islame i Gjilanit dhe hoxhallarët, e njohin shumë mirë dhe për së afërmi “filozofinë” e Mustafës dhe ca bashkëmendimtarëve të tij, dhe për këtë arsye Kryesia e BIK-ut nuk ka dashur që të merret me ta”, shkruan në reagimin ne BIK’ut.

Në këtë reagim më tej thuhet se ky institucion është në fazën përfundimtare të zgjedhjeve, duke e quajtur këtë procest si të rregullt dhe kushtetues, ndërsa sipas tyre Bajrami po mundohet që nëpër studio televizive dhe në rrjete sociale ta përbaltë këtë proces.

Tutje thuhet se Bajrami është duke u paraqitur si doktor i shkencave islame, pa qenë fare doktor, pasi sipas BIK’ut, ai nuk ka doktoratë.

“I lartpërmenduri, Mustafë Bajrami, më shumë se një dekadë në opinionin e gjerë paraqitet e nënshkruhet si doktor i shkencave islame, pa qenë fare doktor shkence. Pra, ai as nuk ka doktoratë, as nuk ka mbrojtur doktoratë, as nuk ka afruar dëshmi për këtë në konkurset tona në të cilat ai pati konkurruar, dhe as nuk ka botuar tezë të doktoratës. Me një fjalë, ai është i vetëquajturi dhe i vetëshpalluri doktor i shkencave islame”, thuhet në reagimin e BIK’ut.

BIK’u tutje thotë se Bajrami është shkarkuar nga detyra e kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, pasi e ka keqpërdorur këtë pozitë, si dhe është larguar nga procesi mësimor në Medrese dhe nga institucionet e BIK’ut./

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne