Ministri i Jashtëm turk mbërrin në Tiranë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Çavuşoğlu shkruan se “jemi në Tiranë për të diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe, çështjet dhe agjendën tonë të përbashkët”.  

“Nesër, e premte, datë 19 tetor 2018, ora 09:00, në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ministri Ditmir Bushati do të presë në një vizitë zyrtare në Tiranë ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlűt Çavușoğlű.

Në përfundim të takimit, ora 10:35, të dy ministrat, Bushati dhe Çavușoğlű do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp”,- njoftoi sot zyra e shtypit e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne