Bashkëthemeluesja e Kasperskit, Bitcoin është projekt i sherbimit sekret amerikan

Natalya Kaspersky ka deklaruar se Bitcoin ishte projektuar për të siguruar financim për aktivitetet e inteligjencës amerikane dhe britanike anembanë botës. Ekspertja e quajti monedhën virtuale “dollari 2.0”.

Bitcoin u zhvillua nga “agjencitë e inteligjencës amerikane”, tha gjatë prezantimit të saj në Universitetin ITMO të Shën Petersburgut, Natalya Kaspersky, kryeshefe ekzekutive e kompanisë InfoWatch dhe specialiste në sistemet e sigurisë kibernetike.

Kaspersky po mbante një fjalim mbi luftërat e informacionit dhe sovranitetin digjital. Fotografitë e prezantimit të saj të titulluar “Teknologjitë moderne, bazat e informacionit dhe luftërat kibernetike”, janë botuar tashmë në mediat sociale.

“Bitcoin është njëe amerikane të inteligjencës, i cili u krijua për të siguruar fonde të shpejta për aktivitetet e inteligjencës amerikane, britanike dhe kanadeze në vende të ndryshme. Teknologjia është e ‘privatizuar’ ashtu si Interneti, GPS dhe TOR. Në fakt, Bitcoin është dollari 2.0. Norma e tij kontrollohet nga pronarët e shkëmbimeve,” thuhet në një nga slajdet e treguara në prezantim.

Ajo deklaroi gjithashtu se Satoshi Nakamoto (pseudonimi i përdorur nga themeluesi ose themeluesit e tij) është emri i një grupi kriptografësh amerikanë.

Në këtë prezantim u pohua gjithashtu se një smartphone nuk mund të konsiderohet si një vegël personale.

Smartphoni “është një pajisje e kontrolluar në distancë, i projektuar për argëtim, punë dhe në të njëjtën kohë për spiunimin e pronarit të tij”, thotë Kaspersky, e cila është gjithashtu bashkë-themeluese e antivirusit Kaspersky Lab./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne