Margarita Simonyan, kryeredaktorja e medias RT, në një intervistë për NBC News ka kritikuar pretendimet se transmetuesi me bazë në Moskë është propagandues me i madh se Zëri i Amerikës.
“Ne nuk jemi më shumë propagandues siç është në realitet Zëri i Amerikës apo Radio Evropa e Lirë në propagandën e tyre”, tha ajo në intervistën për meadian amerikane.
Ajo theksoi se RT ishte projektuar për të përçuar zërin e Rusisë nëpër botë.
“Njësoj si CNN dhe BBC. Kur shikoni CNN-in, ju shihni botën ashtu si Amerika e sheh botën. Kur shikoni BBC-në, ju shihni botën ashtu si Mbretëria e Bashkuar e sheh botën,” tha Simonyani.
“Nëse shikoni deklaratat e përfaqësive të disa prej këtyre kanaleve, si BBC apo Zëri i Amerikës, do të vëreni se deklaratat e përfaqësive shprehin qartë se organizata mediatike ekziston për të përçuar zërin ose vlerat britanike dhe amerikane për mbarë botën,” vazhdoi ajo.
“Pse konsiderohet e drejtë që vendet perëndimore të mund të përhapin zërin e tyre në mbarë botën kurse Rusia mos mundë?”
Ajo vuri në dukje Radio Svobodan, një shtrirje e transmetuesit Radio Evropa e Lirë e financuar nga qeveria amerikane, e cila në tetor u bë radioja më e cituar në mediat sociale ruse. Askush në Rusi nuk tha se kjo ka ndodhur sepse është përfshirë në politikën ruse dhe ka ndikuar në zgjedhjet ruse dhe si pasojë ne duhet që ta mbyllim atë”./sputnik/Gazeta Impakt