“Bashkim Lamnicat” dhe “Gledis Nanot” ruse denojne dramaturgen ruse per justifikim te terrorizmit

Dënimi i dhënë sot nga gjykatësit ishte i njëjtë me atë të kërkuar nga prokurorët, thanë avokatët e mbrojtjes. Gratë erdhën në gjykatë të prangosura ndërsa ndarja e tyre e xhamtë në sallë, ruhej nga policë të armatosur e të maskuar, sipas rrjetit AFP.

39 vjeçarja Berkovich, veshur me një bluzë të bardhë, tentonte të buzëqeshte, kurse 44 vjeçarja Petriychuk, mbante një fustan blu dhe dukej e tensionuar. Avokatja mbrojtëse Ksenia Karpinskaya tha se dënimi i sotëm ishte “ilegal, në një seancë të padrejtë” duke thënë se gratë ishin krejt të pafajshme, mes duartrokitjeve të të pranishmëve.

Gjatë leximit të dënimit, bashkëshorti Berkovich, Nikolai Matveyev, i cili punon në grupin e pavarur teatral, shpërtheu në lot.

Prokurorët thonë se me pjesën e tyre të vitit 2021 për gratë ruse që josheshin të martoheshin me militantë të ISIS në Siri krijueset kishin favorizuar terrorizmin, megjithëse drama ka marrë dy çmime të rëndësishme. Kremlini ka vendosur kufizime të ashpra ndaj prodhimit artistik që prej nisjes së ofensivës në Ukrainë në shkurt 2022, çka ka bërë që shumë figura të artit të largohen nga vendi, shkruan rrjeti AFP./topchannel

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne