Bashkimi Evropian i vjen në ndihmë Sllovenisë, 400 milionë euro ndihmë financiare pas përmbytjeve shkatërruese

Bashkimi Evropian do të japë 400 milionë euro ndihmë financiare për Slloveninë, e cila është prekur nga përmbytjet e shkatërruese, njoftoi sot presidentja e KE, Ursula von der Leyen.

“Ne do të ndajmë 400 milionë euro” nga Fondi i Solidaritetit, “100 milionë këtë vit dhe 300 milionë vitin e ardhshëm”, u tha von der Leyen gazetarëve pasi vizitoi zonat e prekura.

Qeveria sllovene do të jetë gjithashtu në gjendje të tërheqë 2.7 miliardë euro ndihmë financiare nga Fondi i ardhshëm i BE-së dhe 3.3 miliardë euro nga Fondi i Kohezionit, shtoi presidentja e Komisionit.

“Dhjetëra mijëra shtëpi janë përmbytur dhe tani dhjetëra mijëra familje në dëshpërim po pyesin se si do të mbijetojnë në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha kryeministri slloven Robert Golob.

Ai foli pak ditë më parë për “katastrofën më të rëndë natyrore” të 30 viteve të fundit në vend, pasi shiu i rrëmbyeshëm ktheu 2/3 e territorit slloven në një liqen të pafund./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne