Banka Botërore dënon Ugandën për ligjin kundër homoseksualëve

Institucioni BB thotë se: legjislacioni minon vlerat e bankës për “përfshirjen dhe mosdiskriminimin”.

Banka Botërore ka njoftuar ndalimin e fondeve të reja për Ugandën, duke përmendur ligjin kundër homoseksualitetit të miratuar nw kwtw vend në fillim të këtij viti si arsye për vendimin.

Organizmi global financues nxori një deklaratë të martën se ligji anti-LGBTQ i vendit të Afrikës Lindore, i cili e bën “homoseksualitetin” një vepër penale dhe vendos dënime deri në burgim të përjetshëm për marrëdhëniet seksuale të të njëjtit seks, bie në kundërshtim me vlerat e tij.

“Ne besojmë se vizioni ynë për të çrrënjosur varfërinë në një planet të jetueshëm mund të ketë sukses vetëm nëse përfshin të gjithë, pavarësisht nga raca, gjinia apo seksualiteti. Ky ligj i minon këto përpjekje. Përfshirja dhe mosdiskriminimi janë në qendër të punës sonë në mbarë botën”, deklaroi banka.

Vendimi vjen pas thirrjeve të shtuara nga grupet e të drejtave të njeriut dhe aktivistët për sanksione kundër Kampala-s pas miratimit të Aktit Anti-Homoseksual të vitit 2023 në maj, për të cilin ata thonë se “legalizon homofobinë dhe transfobinë”.

Në fund të muajit të kaluar, disa anëtarë të Kongresit të SHBA i shkruan presidentit të Bankës Botërore Ajay Banga, duke kërkuar që banka të pezullojë të gjitha huadhëniet për Ugandën në mënyrë që të detyrojë qeverinë të shfuqizojë legjislacionin kundër homoseksualëve. Më parë, një koalicion prej 170 organizatash qytetare kërkuan që Banga të merrte masa në përgjigje të ligjit “të neveritshëm” të Ugandës.

Një ekip i Bankës Botërore shkoi në Kampala “menjëherë” pasi ligji u miratua dhe arriti në përfundimin se nevojiteshin masa shtesë për të siguruar zbatimin e projektit në përputhje me udhëzimet mjedisore dhe sociale të bankës, tha grupi të martën.

“Asnjë financim i ri publik për Ugandën nuk do t’i paraqitet Bordit tonë të Drejtorëve Ekzekutiv derisa të testohet efikasiteti i masave shtesë”, njoftoi ai.

Sipas institucionit, portofoli i financimit të Shoqatës Ndërkombëtare të Zhvillimit nga Banka Botërore për Ugandën ishte 5.4 miliardë dollarë në fund të vitit 2022.

Ministri i Shtetit për Punët e Jashtme të Ugandës, Okello Oryem, akuzoi bankën për hipokrizi, duke pretenduar se vendi i tij ishte “vënë nën presion nga imperialistët e zakonshëm”.

“Ka shumë vende të Lindjes së Mesme që nuk i tolerojnë homoseksualët, ata në fakt i varin dhe ekzekutojnë homoseksualët, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shumë shtete kanë miratuar ligje që janë ose kundër ose kufizojnë aktivitetet e homoseksualizmit… Pra, pse të zgjedhim Ugandën?” thotw Oryem pwr Reuters.

Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi kufizime vizash për zyrtarët e Ugandës në qershor dhe paralajmëroi se ata që janë përgjegjës për shkeljen e të drejtave të njeriut në vendin afrikan, përfshirë ato të personave LGBTQ, do të jenw përgjegjës.

Presidenti i Ugandës Yoweri Museveni ka deklaruar vazhdimisht se qeveria e tij nuk do të ndikohet nga shkurtimet e ndihmave për të shfuqizuar një ligj që ai pretendon se është i nevojshëm për të parandaluar personat LGBTQ të rekrutojnë të tjerë dhe shtuar numrin e tyre nw vendin e tij./gazetaimpakt/rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne