Bashkimi Evropian: Qëndrimi ynë ndaj fashistit Sebastian Kurz nuk ndryshon

Qëndrimi i Komisionit Evropian për qeverinë e re austriake të Kryeministrit Sebastian Kurz nuk ndryshon, deklaroi një zëdhënëse e KE-së pas deklaratave të kancelarit austriak për median gjermane kundër politikës migratore të Unionit.

“Presidenti Jean-Claude Juncker u takua me Kancelarin Kurz në Bruksel dhe i shprehu qëndrimin e Komisionit Evropian”, tha ajo.

“Jam i gëzuar që vizitën tuaj të parë ju e bëni në Bruksel dhe kjo është pozitive. Nuk jam mik i së djathtës ekstreme, por kam lexuar programin dhe ai ka një përmbajtje proevropiane”, i tha Junker kancelarit austriak, sipas zëdhënëses.

“Ne do të punojmë me të gjithë ministrat austriakë. Do ta gjykojmë qeverinë nga puna e saj dha jam i sigurt që kjo punë do të reflektojë qëllimet e qeverisë”, theksoi Juncker. /ATSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne