Bashkimi Evropian rekomandon një “kod etike” kundër keqinformimit në internet

Një grup ekspertësh të mandatuar nga BE-ja rekomandon që platformat digjitale dhe rrjetet sociale të respektojnë një “kod etike” për të luftuar keqinformimin online, sipas një raporti të publikuar ditën e hënë.

Në mesin e “10 parimeve bazë” të rekomanduara radhiten transparenca, diversiteti dhe besueshmëria e informacioneve, sipas komisares evropiane për Çështjet Digjitale, Mariya Gabriel, e ngarkuar për këtë çështje.

Gabriel tha në një intervistë dhënë të premten për median se ishte i nevojshëm dyfishimi i përpjekjeve kundër keqinformimit online, veçanërisht gjatë periudhave zgjedhore, kur na ndajnë vetëm 15 muaj nga zgjedhjet evropiane.

Komisionerja bullgare ngriti këtë grup pune në muajin janar, i përbërë nga 40 përfaqësues të mediave të rëndësishme evropiane (RTL, Mediaset, Sky News), shoqërisë civile (RSF) gjigantëve të teknologjisë (Facebook, Twitter dhe Google), si dhe pedagogë e gazetarë. /ATSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne