Gjermani – Vazhdojnë sulmet ndaj xhamive dhe restoranteve turke

Simpatizantët e organizatës separatiste terroriste PKK/PYD-YPG sulmuan xhamitë dhe restorantet turke në Gjermani.

Xhamia “Ejup Sultan” e Unionit Turko-Islamik të Departamentit të Çështjeve Fetare që ndodhet në lagjen Kalk të qytetit Këln është sulmuar nga simpatizantët e organizatës terroriste PKK/PYD-YPG në orët e hershme të mëngjesit, me çrast në muret dhe dritaret e xhamisë kanë shkruar parulla pro-organizatës terroriste.

Kryetari i Unionit Turko-Islamik të Departamentit të Çështjeve Fetare, Prof. Dr. Nevzat Yasar Asikoglu pas vizitës së xhamisë u prononcua në interes të gazetarëve.

Duke shprehur hidhërimin e tij nga sulmi ndaj xhamisë Asikoglu tha se “Gjatë javëve të fundit janë rritur dukshëm sulmet ndaj xhamive tona. Shprehim trishtimet dhe shqetësimet tona në lidhje me këtë çështje. Urojmë që të merren sa më parë masat e duhura dhe që këto sulme të marrin fund”.

Asikoglu tha se këto sulme paraqesin kërcënim edhe për shoqërinë gjermane po aq sa edhe për komunitetin turk.

Edhe konsulli turk në Këln, Ceyhun Erciyes inspektoi xhaminë e sulmuar dhe xhematit u urojë të shkuara.

Në anën tjetër në kryeqytetin Berlin rreth orës 01.10 sipas orës lokale është sulmuar me gurë edhe restoranti “Turkiyem”. Në këtë sulm nuk pati të lënduar, por vetëm janë thyer xhamat e restorantit.

Halil Kaya, pronari i restorantit në fjalë në prononcimin e tij tha se rreth orës 01.10 minuta sipas orës lokale para restorantit kanë ardhur 3 persona dhe hodhën gurë në dritaret e restorantit ku ndodheshin edhe klientët.

Kaya tha se sulmuesit i priste një person me makinë me targat e mbuluara dhe nga policia kërkoi që të kapen sulmuesit.

Konsulli i Turqisë në Berlin, Mustafa Çelik vizitoi restorantin e sulmuar dhe u informua në lidhje me sulmin./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne