Baticat ‘gllabërojnë’ plazhin në Tale, uji u afrohet bizneseve

Moti i keq ka sjellur dallgë të mëdha në detin e Tales në Lezhë. Gjatë kësaj të mërkure uji i detit ka mbuluar të gjithë brezin e rërës duke dalë deri tek zonat e banuara.

Shkak është bërë batica detare në këtë zonë e cila nisi që prej orës 12:00 të mesditës. Niveli i ujit ka arritur deri në 50 cm në zonën e plazhit.

Uji i është afruar banesave dhe bizneseve. Gazetari i Report Tv bën me dije se nëse batica vijon të jetë aktive rrezikohet përmbytja e zonës së banuar.

Situata e krijuar po monitorohet nga Emergjencat Civile. Ata janë vënë në gadishmëri për të ndërhyre në zonat ku mund të krijohen probleme.

Fenomeni i baticave detare ka nisur të përsëritet shpesh herë gjatë viteve të fundit në Lezhë. Në 2010 deti përmbyti dhjetra banesa në Ishull-Shëngjin, Tale dhe Fushe Kuqe, dërsa dëmet e shkaktuara ishin të konsiderueshme në këto zona./shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne