Tërmeti u shkatërroi shtëpitë, banorët e Qafëzezës flenë në konteinerë dhe kasolle: Rama s’e mbajti premtimin!

Banorët e fshatit Qafëzes kanë denoncuar faktin që nuk u janë riparuar shtëpitë e tyre edhe pesë muaj pasi u shkatërruan nga tërmeti i 1-qershorit që tronditi gjithë Korçën.

Në një mesazh anonim të dërguar në inboxin e “JOQ”, qytetarët shkruajnë se kanë mbetur nëpër kontenierë dhe kasolle pasi nuk kanë para t’i rikonstruktojnë vetë shtëpitë nga e para.

Ata denoncojnë edhe faktin që qeveria i ka lënë në baltë, pasi sipas mesazhit, në mediat dalin vetëm 10 shtëpitë që rindërtohen ndërsa për të tjerët s’di gjë njeri se çfarë bëhet.

“Prsh JOQ. Jemi disa banore te fshatit Qafezes, kemi disa muaj qe rime neper kontenjere dhe kasolla. Termeti I muajt qershor shkateroj disa shtepi, edi Rama tha se do ja u rindertoj shtepit .

Keta te bashkise beren vetem 10 shtepi ku ne ralitet te demtuara ishin 44 shtepi . Ne jemi te dermuar nga gjendja ekonomike nuk kemi mundesi ti bejme perseri shtepit tona. Ky eshte shtet mafjozesh paguajne medjat per te mos nxjere njerzit qe ankohen nga halli, nxjerin ne medja vetem 10 shtepit qe restauruan. Flm JOQ, anonim ju lutem,”– shkruhet në mesazh.

Tërmeti i 1-qershorit tronditi gjithë Korçën dhe Ersekën por dëmet më të mëdha ishin në Flloq.

Banorët braktisën banesat e tyre, pasi u goditën nga 16 tërmete të fuqishme brenda 7 orëve. U dëmtuan 307 banesa, 97 prej tyre të shkatërruara.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne