BBC: Pa Kosovën në Interpol, siguria në Ballkan s’do të jetë stabile

Çështja e pranimit të Kosovës në Interpol sërish është aktualizuar në prag të Asamblesë së Përgjithshme në nëntor, ndërsa anëtarësimi eventual i saj është ose “rrezik i paprecedentë”

, ose “kontribut në luftën kundër kriminalitetit ndërkombëtar, varësisht nga ajo se a pyetet Beogradi apo Prishtina, raporton BBC në gjuhën serbe.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli i tha BBC-së se arsye kryesore për hyrjen e Kosovës në Interpol janë lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, bashkëpunimi ndërkombëtar, marrja e përgjegjësisë së plotë për bashkëpunim dhe konfigurimin i sigurisë në Ballkan, që sipas tij pa Kosovën nuk do të jetë i plotë, ndërsa rajoni nuk do të jetë stabil.

deri tash tri herë ka bërë kërkesë për anëtarësim, më 2010, 2015 dhe 2017. Kërkesat asnjëherë nuk kanë arritur në fazën e shqyrtimit, ndërsa vjet kërkesa u tërhoq si pasojë e mungesës së mbështetjes së mjaftueshme për anëtarësim.

Beogradi kundërshton anëtarësimin eventual të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare: Anëtarësimi i Kosovës në Interpol do të ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, me Rezolutën 1244 dhe do të shkaktonte pasoja negative për dialogun midis Beogradit e Prishtinës.

Interpoli, rikujton Beogradi, vjet ka miratuar Rezolutën sipas të cilës vendet që kërkojnë anëtarësim duhet të jenë anëtare të OKB ose të kenë statusin e vëzhguesit.

Po ashtu thekson se institucionet e Prishtinës nuk janë në gjendje të mbajnë sigurinë në Kosovë dhe se hyrja e Kosovës në Interpol do të përdorej për revanshizëm ndaj pjesëtarëve të policisë e të ushtrisë së Serbisë, që kanë marrë pjesë në luftën e vitit 1999.

Deri tash në urdhërarrestet e Interpolit për shkak të krimeve të luftës ka qenë shefi i Agjencisë së Sigurimit Ushtarak, Momir Stojanoviq, ndërsa fletarreste të Interpolit në bazë të urdhrave të gjykatave serbe gjithsej janë shqiptarë nga Kosova, të dyshuar për krime lufte.

Ndër ta është edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, por aktualisht urdhërarrestet ndaj tyre tash për tash janë “të padukshme”.

Sivjet duket se Kosova ka mbështetje të mjaftueshme, së paku për futjen e kësaj çështjeje në rend të ditës për votim.

Marko Kmeziq, ligjërues dhe hulumtues në Qendrën për Studime të Europës Juglindore në Gracë, konsideron se kjo çështje është me rëndësi “për bashkëpunimin ndërkombëtar policor”.

“Duke pasur parasysh faktin se është vënë re shkallë e lartë e kriminalitetit në të dyja shtetet dhe sidomos karakteri i tij ndërkufitar, ndërsa kriminelët nuk i njohin kufijtë, policitë janë të kufizuara me juridiksionin shtetëror dhe çfarëdo forme e ndërlidhjes, përfshirë edhe këtë përmes Interpolit është i dobishëm për të gjithë qytetarët e rajonit”, i ka thënë Kmeziq BBC-së.

Kmeziq thekson edhe se nëse Serbia merr qëndrim obstruktiv ndaj kësaj çështjeje, kjo do të mund të ketë ndikim negativ në vazhdimin e dialogut midis Beogradit e Prishtinës dhe largimin nga integrimet europiane, thuhet në shkrimin e BBC-së në gjuhën serbe.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne