BDI fiton komunat shqiptare

Bashkimi demokratik për Integrim, forca e drejtuar nga Ali Ahmeti, fitoi shumicën e komunave shqiptare në balotazhin e të dielës. Komisioni qendror i zgjedhjeve në Maqedoni publikoi rezultatet e raundit të dytë, sipas të cilave BDI mori 6 komuna, Aleanca për Shqiptarët 3, Lëvizja Besa një dhe PDSH-ja një.
LSDM e kryeministrit Zoran Zaev fitoi në 17 komuna, ndërsa VMRO-DPMNE vetëm në dy. Lideri i BDI, Ali Ahmeti, tha se në Tetovë u rikonfirmua Teuta Arifi ndërsa kandidatët e partisë së tij udhëheqin bindshëm në Strugë, Çair, Dibër, Saraj, Likovë, Kërçovë dhe të tjera.
Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela akuzoi për manipulime të shumta pasi partia e tij humbi bastionin e saj, Strugën. Reagime të ashpra pati edhe nga kreu i lëvizjes BESA, Bilall Kasami I cili tha se BDI u shndërrua në degë të LSDM-së, dhe se socialdemokratët e Zoran Zaevit janë bërë tani sovranë të shumicës së shqiptarëve.
Kasami kërkoi ndërkohë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Shqetësimi i Zaevit nga ana tjetër ishte VMRO-DPME-ja. Kryeministri kërkoi nga partia e Nikolla Gruevskit që të mos hapë probleme, por të njohe rezultatin e zgjedhjeve.
LSDM-ja deklaroi se ka fituar thuajse në të gjitha zonat ku garuan kandidatet e saj, ndërsa Gruevski tha se nuk i njeh zgjedhjet vendore te cilat i quajti të falsifikuara./ v+

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne