BE dënon ndalimin e udhëtimit nga SHBA-të për shkak të koronavirusit

Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian (BE) kanë dënuar ndalimin e udhëtimit të evropianëve në SHBA, duke kritikuar se është ndërmarrë pa komunikim apo konsultim midis aleatëve.

Në një deklaratë të përbashkët, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksuan se BE kundërshton “faktin se vendimi i SHBA-ve për të imponuar ndalimin e udhëtimit u mor në mënyrë të njëanshme dhe pa konsultime”.

“Koronavirusi është një krizë globale, jo i kufizuar në asnjë kontinent dhe kërkon bashkëpunim”, theksuan ata.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, mbrëmë vonë njoftoi se SHBA do të kufizojë të gjitha udhëtimet nga Evropa me përjashtëm Mbretërinë e Bashkuar, në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, tha se BE do të përqendrojë përpjekjet e saj në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit dhe pasojës ekonomike.

Mamer tha se blloku nuk planifikon të përgjigjet menjëherë ndaj masave amerikane, duke theksuar se, “BE nuk e ka zakon të gjuaj në ijë. Krijimi i mirë i politikave kërkon reflektim”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne