Terroristët e PKK-së kryen sulm me bombë në Ras al-Ayn të Sirisë

Gjatë një sulmi terrorist të PKK/PYD/YPG-së në qytetin sirian Ras al-Ayn është martirizuar një pjesëtar i xhandarmërisë turke dhe tre pjesëtarë të forcave lokale të sigurisë.

Në njoftimin e Kabinetit të prefektit në qytetin turk Sanliurfa thuhet se terroristët e PKK/PYD/YPG-së me një automjet të mbushur me eksploziv kryen sulm në qytetin sirian Ras al-Aynu, qytet i cili është pastruar nga terroristët në kuadër të operacionit ushtarak turk “Burimit i Paqes”.

“Gjatë sulmit ndaj pikës së kontrollit në Ras al-Ayn u martirizua një pjesëtar i xhandarmërisë sonë dhe tre pjesëtarë të forcave lokale të sigurisë”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se në sulm janë plagosur së paku 10 persona, në mesin e të cilëve 7 civilë. Ata janë transferuar në spitalin në Sanliurfa, por është konfirmuar se askush prej tyre nuk është në gjendje kritike./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne