BE: Dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë pavarësisht zgjedhjeve

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka deklaruar se pavarësisht se në Kosovë do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme, të planifikuara për gjysmën e parë të vitit 2021, procesi i dialogut dhe angazhimi për të do të vazhdojë.

Stano u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë dhe në Serbi që të punojnë ngushtë dhe të respektojnë marrëveshjet kur bëhet fjalë për shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19.

“Autoritetet në Serbi dhe në Kosovë duhet të punojnë ngushtë së bashku në përputhje me marrëveshjet përkatëse në dialogun Prishtinë-Beograd, mbi lëvizjen e mallrave dhe certifikimin e produkteve farmaceutike”, tha Stano për Tanjug.

Ndryshimet politike dhe institucionale në Kosovë ishin të mëdha gjatë kohës së fundi, teksa pritet që zhvillime edhe më të mëdha të ketë që në fillim të muajit shkurt.

Si pasojë e zhvillimeve të mëdha pati ngecje edhe në dialogun Kosovë-Serbi, derisa duhet përkujtuar që ndikim të madh pati edhe pandemia COVID-19, në këtë proces dhe në shumë procese të tjera./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne