Shoqata e të Burgosurve Palestinezë: 171 palestinezë të infektuar me COVID-19 në burgjet izraelite

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë i ka bërë thirrje Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të bëjë presion mbi administratën e Tel-Avivit për të lejuar vaksinimin për palestinezët në burgjet izraelite kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19).

Në një konferencë për shtyp të Shoqatës të mbajtur para ndërtesës së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) në Rripin e Gazës, Ahmed Al-Mudellel, një zyrtar i Lëvizjes së Xhihadit Islamik, i cili u prononcua në emër të Shoqatës tha se: “Përhapja e shpejtë e epidemisë së COVID-19 në burgje ka krijuar frikë dhe shqetësim serioz për jetën e të burgosurve”.

Mudellel tha se shëndeti i të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite është në rrezik për shkak të epidemisë dhe se Izraeli ka refuzuar t’i vaksinojë këta të burgosur, ndërsa nga autoritetet palestineze kërkoi që “çështjen e të arrestuarve ta çojë në arenën ndërkombëtare”.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të “bëjë presion mbi Izraelin për të lejuar ndërhyrjet mjekësore dhe përdorimin e vaksinave për të burgosurit palestinezë”.

Sipas lajmit që përcjellë gazeta “Haaretz” ministri izraelit i Sigurisë Publike Amir Ohana u ka dërguar udhëzime agjencive përkatëse që të mos vaksinojnë të paraburgosurit palestinezë “të sigurisë” në burgjet izraelite.

Deri më tani, 171 të burgosur palestinezë në burgjet izraelite janë identifikuar si të infektuar me COVID-19./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne