BE e kënaqur me ndalimin e konfliktit në Malësinë e Karabakut

Bashkimi Evropian (BE) tha se është i kënaqur nga ndalimi i konfliktit pas marrëveshjes së arritur lidhur me krizën në Malësinë e Karabakut mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano në një deklaratë gjatë një konference për media tha se e kanë parë njoftimin e armëpushimit dhe se janë të kënaqur për ndalimi i konfliktit.

BE-ja ka bërë disa herë thirrje në këtë drejtim në parë, rikujtoi Stano duke shprehur keqardhje për humbjen e jetëve të shumë personave deri më tani.

“Aktualisht po vlerësojmë detajet për të kuptuar më mirë rezultatet e armëpushimit”, tha Stano.

Azerbajxhani dhe Armenia nënshkruan një marrëveshje për zbatimin e armëpushimit duke filluar nga mesnata. Sipas marrëveshjes Azerbajxhani dhe Armenia do të qëndrojnë në pozicionet që kanë nën kontroll ndërsa deri në fund të muajit Armenia do të tërhiqet nga qytetet Lachin, Kalbajar dhe Agdam.

Në kuadër të marrëveshjes që parashikon vendosjen e forcave paqësore ruse në rajon, do të formohet edhe qendra e konrollit të përbërë nga ushtarët rusë dhe turq./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne