Nga përndjekja, burgosja tek tortura, Gjykata e Hagës i bën me dije 10 akuzat për krime Kadri Veselit

Gjykata e Hagës i ka bërë me dije 10 akuzat Kadri Veselit. Si ish-lider i UçK Kadri Veseli akuzohet për përndjekje, ndalim arbitrar, burgosje, trajtim mizor e torturë në disa rrethana, në Kosovë e Shqipëri.

Veseli do të ketë tashmë një proces të hapur gjyqësor në Hagë. Disa prej tyre janë krime lufte, disa të tjera krime kundër njerëzimit.

AKUZAT NGA GJYKATA E HAGËS

1. Përndjekje si krim kundër njerëzimit

 

2. Burgosje, krim kundër njerëzimit

3. Ndalim arbitrar, krim lufte

4. Akte të tjera çnjerëzore

5. Trajtim mizor, krim lufte

6. Torturë, krim kundër njerëzimit

7. Torturë si krim lufte

8. Vrasje, krim kundër njerëzimit

9- Keqtrajtimin dhe ndalimin e kundërshtarëve

10- Eliminim të kundërshtarëve

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne