BE-ja siguroi 600 milionë euro shtesë për refugjatët sirianë në Turqi

Komisioni i BE-së ka bërë një deklaratë lidhur me programet financiare për mbështetjen e refugjatëve në Turqi.

Është siguruar një fond shtesë prej 600 milionë euro për kartat e emërtuara “Kızılaykart” që shpërndahen në kuadër të programit të ndihmës së integrimit social për refugjatët në Turqi, programe që zhvillohen nëpërmjet Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë, ku thuhet se është transferuar edhe një burim i ri prej 63 milionë në vazhdim të projekteve që përfshijnë shërbimet themelore në arsim dhe shëndetësi, bëhet e ditur se për refugjatët sirianë në Turqi është vënë në lëvizje një fond gjithsej 663 milionë euro.

Deri më tani janë ndarë 5.8 miliardë euro në fondin e BE-së prej 6 miliardë euro gjithsej të formuar në vitin 2016 për të mbështetur refugjatët në Turqi dhe në kuadër të fondit janë nënshkruar marrëveshje me vlerë 4.2 miliardë euro dhe se për projektet janë kryer pagesa prej 2.6 miliardë euro.

Nëpërmjet programit të ndihmës së integrimit social ofrohet ndihmë për sigurimin e nevojave themelore të personave që jetojnë jashtë kampeve dhe të atyre që ndodhen në Turqi nën mbrojtjen ndërkombëtare ose në statusin e mbrojtjes së përkohshme. Personat në nevojë nëpërmjet “Kızılaykart” marrin vlerë monetare rreth 20 dollarë për person në familje. Refugjatët posedues të kartës mund të sigurojnë drejtpërdrejtë nevojat më themelore falë ndihmës në para.

Në samitin Turqi-BE të zhvilluar më 29 nëntor 2015, BE-ja premtoi sigurimin e një fondi prej 3 miliardë euro për sirianët në Turqi. Ndërsa në samitin e zhvilluar më 18 mars u vendos zbatimi i një fondi shtesë prej 3 miliardë euro të tjerë.

U vendos që fondet të shpenzohen në projektet për nevojat e sirianëve në Turqi në fushën e shëndetësisë, arsimit, infrastrukturës, ushqimit dhe nevojave të tjera.

Turqia e cila është vendi që pret numrin më të madh të refugjatëve në botë, akuzon BE-në se nuk kryen mjaftueshëm ndihmë financiare për sirianët në Turqi dhe që nuk transferon shpejt fondet e premtuara. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne