BE: Na vjen keq për vendimin e ShBA-së për naftën iraniane

Bashkimi Evropian (BE) njoftoi se e kanë pritur me keqardhje vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për të mos dhënë një përjashtim të ri për 8 vendet, të cilat ishin të përjashtuara më parë nga sanksionet ndaj naftës iraniane.

Zëdhënësja e komisionit të BE-së, Maja Kocijançiç, në një konferencë për shtyp në lidhje me vendimin e ShBA-ve për t’u dhënë fund përjashtimeve të bëra për disa vende që eksportojnë naftë nga Irani tha: “Vendimin e ShBA-së e kemi pritur me keqardhje”.

Kocijançiç tha më tej se për sa kohë që Irani vazhdon të përmbushë detyrimet e tij, edhe BE-ja do të zbatojë marrëveshjen për programin bërthamor.

Shtëpia e Bardhë nëpërmjet një deklarate kishte njoftuar se nuk do të jepte një tjetër të drejtë të re përjashtimi për 8 vendet, të cilat më parë ishin të përjashtuara nga sanksionet ndaj naftës iraniane.

Ndër të tjera në deklaratën ku thuhej se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) në një mënyrë të përbashkët ofrojnë siguri për të furnizuar tregjet globale të energjisë ishte bërë vlerësimi se “Ne ramë dakord për ta ndërmarrë këtë hap në kohë për të garantuar përballimin e kërkesës globale pas tërheqjes së naftës iraniane nga tregu”.

Me këtë vendim të administratës amerikane nuk do të zgjatet më e drejta e përjashtimit për Kinën, Indinë, Japoninë, Korenë e Jugut, Tajvanin, Turqinë, Italinë dhe Greqinë, të cilat “pas vendimit të ShBA-ve për sanksione ndaj naftës iraniane ishin të përjashtuara ndaj sanksioneve në blerjen e naftës nga Irani”, vendim ky që ishte i vlefshëm për një periudhë 180 ditore dhe që përfundon më 2 maj./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne