BE rivendos vizat për amerikanët; shkak siguria dhe emigracioni i paligjshëm

ashkimi Europian do të rivendosë sistemin e vizave për qytetarët amerikanë duke filluar nga viti 2021. BE ka njoftuar se amerikanët do të kenë nevojë për vizë për të udhëtuar në zonën Shengen, sipas Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit të njohur shkurtimisht si ETIAS.

Kërkesa do bëhet paraprakisht online dhe shtetasve amerikanë do t’u kërkohet një pasaportë e vlefshme, një adresë elektronike dhe një kartë debiti ose krediti.

Këto viza do të jenë të vlefshme për tre vite dhe i lejojnë amerikanëve të udhëtojnë ku të duan brenda zonës Shengen. Qëllimi kryesor i vendosjes së këtij regjimi vizash lidhet me sigurinë dhe shmangien e emigracionit të paligjshëm.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne