Bota

Kryeministri italian: Po punohet për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Kryeministri italian, Xhuzepe Konte deklaroi se po punohet për heqjen e sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë, të cilat partia qeveritare i kritikon si joefikase dhe të dëmshme për ekonominë italiane.

Duke u drejtuar në konferencën për politikë të jashtme në Xhenovë, Konte paralajmëroi se ato sanksione të vendosura pasi Krimeja u përfshi me Rusinë në vitin 2014, asnjëherë nuk guxojnë të bëhen cak vetëm për veten.

I pyetur nëse Italia dëshiron t’i heq, Konte u përgjigj se po punohet për këtë.

OPINIONE