BE rrëzon buxhetin e Italisë (letra)

Komisioni Evropian ka hedhur poshtë projektbuxhetin preliminar të qeverisë italiane, sipas La Repubblica.
Në të njëjtën kohë, sipas informacionit, Komisioni shprehu shqetësim serioz për rritjen e deficitit qeveritar.

Qëndrimi negativ i Komisionit ka të bëjë veçanërisht me raportin e deficitit ndaj PBB-së, i cili parashikohet të arrijë 2.4% në projektbuxhetin paraprak për 2019.

Në letrën e firmosur nga zëvendës presidenti i Komisionit Evropian dhe Komisioneri për Çështjet Ekonomike, Pierre Moskovisi, thuhet se “objektivat e rishikuara fiskale në Itali tregojnë një devijim të rëndësishëm nga rruga e buxhetit që ka rekomanduar Këshilli Evropian. Ky është një burim shqetësimi serioz”

Nga ana e tij, kryeministri italian Guissepe Conte ka shpjeguar se qeveria e tij do të rrisë shpenzimet publike në 2019, duke e çuar deficitin në 2.4% të PBB-së, në 2.1% në vitin 2020 dhe 1.8% në vitin 2021.

Gazeta La Repubblica, e cili botoi letrën në fjalë thekson se “kjo është një thirrje e qartë për të ndryshuar buxhetin e ri të shtetit deri më 15 tetor, që është data e fundit e dobishme për paraqitjen e formës së tij përfundimtare në Bruksel ”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne