Turqi, marshim për të dënuar terrorizmin

Në qytetin Batman të Turqisë është zhvilluar një marshim kundër terrorizmit dhe për të dënuar sulmin terrorist të PKK-së në rajonin Gercüş, ku si pasojë u martirizuan 8 ushtarë.

Në marshimin e organizuar nga disa organizata joqeveritare nën kryesimin e platformës së Mendimit dhe Besimit u dënua sulmi i terroristëve të PKK-së në rajonin Gercüş. Pjesëmarrësit me flamujt turq në duar kanë brohoritur me slogane si “Turqit, kurdët janë vëllezër, PKK-ja tradhtare”, “Nuk do të mund ta ndajnë atdheun dhe vëllazërinë tonë”, “Poshtë PKK”.

Zëdhënësi i platformës së Mendimit dhe Besimit, Mehmet Ergin, në një fjalim pas marshimit ku qytetarët kanë mbajtur flamurin turk 100 metra të gjatë, është shprehur se PKK-ja një organizatë e deleguar e cila që në fillim duke minuar procesin e zgjidhjes ka treguar se nuk ndodhet në anën e paqes, vazhdon të prishë stabilitetin e rajonit dhe vendit.

Ai tha se do të thyhet dora e përgjakur e terrorit që nuk njeh fenë, njeriun, atdheun, ligjin dhe asnjë vlerë, si dhe do të marrin dënimin e merituar së shpejti ata që përpiqen të përhapin frikë.

Ergin theksoi se uniteti dhe bashkimi i popullit do të japë përgjigjen më të mirë ndaj çdo sanksioni, ndaj çdo grushti shteti dhe ndaj çdo ngjarjeje terroriste.

“Fitorja do të jetë e atyre që besojnë. Ne jemi lindur dhe rritur në këto territore. Ne jemi një popull ku brumi ynë është gatuar me Islamin, ku trupi dhe shpirti ynë janë pjekur me ujin, ajrin dhe kulturën e këtyre trojeve. Ata që përpiqen të na nxitin kundër njëri-tjetrit duhet ta dinë se me këto sulme nuk do të mund të prishin unitetin dhe vëllazërinë e njerëzve të këtij atdheu. Çdo sulm do të forcojë edhe më shumë lidhjet tona me njëri-tjetrin”, tha Ergin.

Si pasojë e një sulmi ditën e enjte nga terroristët e PKK-së në zonën periferike të rajonit Gercüş, në qytetin Batman të Turqisë, u martirizuan 8 ushtarë turq, pasi terroristët shpërthyen një eksploziv artizanal të vendosur më parë në rrugën ku po kalonte një automjet i blinduar që transportonte ushtarët për në operacionin e ndërmarrë në rajonin Gercüş.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne