BE: Sulmet ndaj vendeve të adhurimit, janë sulme ndaj të gjithë ne

Bashkimi Evropian (BE) ka shprehur ngushëllime për viktimat në sulmet terroriste në dy xhami në Zelandën e Re, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Shprehim ngushëllime për ata që humbën jetën në sulmet terroriste në dy xhami në Zelandën e Re. Sulmet ndaj vendeve të adhurimit, janë sulme të kryera kundër secilit prej nesh”, ka deklaruar Përfaqësueja e Lartë e BE-së për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini.

BE-ja është në solidarizim të plotë me Zelandën e Re dhe në këtë periudhë të vështirë është e gatshme të rrisë bashkëpunimin në çdo fushë, përfshirë edhe luftën kundër terrorizmit. “Sulme të tilla rrisin vendosmërinë tonë bashkë me gjithë komunitetin ndërkombëtar për të luftuar terrorizmin, ekstremizmin dhe urrejtjen, të cilat janë çështje globale”, tha Mogherini.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk në një mesazh të publikuar në llogarinë e tij Twitter ka shkruar: “Sulmi i pabesë në Christchurch nuk do të dëmtojë kurrë qëndrimin tolerant dhe të moderuar të Zelandës së Re”.

Ndërsa presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, ka deklaruar se “Njeriu mbetet pa fjalë përballë pamjeve të sulmeve terroriste në Zelandën e Re. Urrejtja racore dhe çmenduria vendosi në objektiv njerëzit e pafajshëm që kryenin adhurimet e tyre në xhami”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne