Turqia reagon ndaj masakrës në xhaminë në Zelandën e Re

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në lidhje me sulmin në xhaminë në Zelandën e Re, tha: “Dënoj sulmin terrorist në Zelandën e Re”.

Ai bëri të ditur se sulmi ndaj xhamisë në Zelandën e Re është një shembull i racizmit dhe islamofobisë në rritje në botë.

Shefi i qeverisë turke publikoi një deklaratë, ku mallkonte sulmin në fjalë.

“Dënoj ashpër dhe mallkoj autorët e sulmit terrorist ndaj myslimanëve që kryenin obligimet e tyre në xhaminë Nur “Al Noor”. Allahu i mëshiroftë vëllezërit tanë që kanë humbur jetën, ndërsa të plagosurve u uroj shërim të shpejtë” shkroi Erdoan.

Edhe zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (Ibrahim Kalın) në lidhje me sulmin në xhaminë në Zelandën e Re tha: “Ky sulm tregon pikën ku ka arritur islamofobia dhe urrejtja ndaj myslimanëve”.

Ibrahim Kallën, në postimin e bërë nëpërmjet medias sociale publikoi këtë mesazh: “Dhjetëra njerëz u masakruan barbarisht në një sulm racist dhe fashist në Xhaminë Nur (Al Noor) në qytetin ChristChurch të Zelandës së Re. Dënojmë fuqishëm sulmin dhe kërkojmë rahmet nga Allahu për viktimat. Ky sulm tregon pikën ku ka arritur islamofobia dhe urrejtja ndaj myslimanëve. Kemi parë shpesh herë se deklaratat islamofobike të atyre që janë kundër islamit dhe myslimanëve janë kthyer në ideologji të shtrembra dhe kriminele. Bota tashmë duhet të ngrejë zërin ndaj këtyre deklaratave dhe duhet ti thotë ndal terrorizmit fashist islamofobik”.

Edhe kreu i Departamentit të Komunikimit të Presidencës së Turqisë, Fahretin Alltun (Fahrettin Altun) komunikoi se dënojnë në mënyrën më të fuqishme sulmin në Zelandën e Re.

“Tani është koha për unitet ndaj terrorit” shkroi Alltun në median sociale Twitter./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne