Bota Islamofobi

Skënderbeu inspiroi terroristin kristjan të Zelandës së Re (foto)

Personi që qëndron pas maskrës në xhaminë e Zelandës së Re, është një australian, sipatizant i Skënderbeut, i cili ishte betuar me parë se do të luftonte kundër “pushtuesve myslimanë”. Terroristi kristjan që ishte frymëzuar nga Skenderbeu dhe nga një terrorist norvegjez, e xhiroi veten gjatë momentit kur po kryente marakrën ndaj besimtarëve muslimanë.

Sulmet ndaj dy xhamive në Christchurch të Zelandës së Re u kanë marre jetën 49 muslimanëve, konfirmojnë zyrtarët e policisë. Katër vetë janë arrestuar në lidhje me tragjedinë.

Një nga personat e armatosur e identifikoi veten në mediat sociale si një australian 28-vjeçar me emrin Brenton Tarrant. Ai e përshkroi veten si një “person i rregullt i bardhë”, i cili vjen nga një familje me të ardhura të ulta dhe nga “një fëmijëri e rregullt”.

https://twitter.com/KhaledBeydoun/status/1106444703661285377

Kryeministri australian Scott Morrison konfirmoi se një shtetas australian gjendej midis të dyshuarve të ndaluar.

Gjatë momentit të sulmit në xhaminë Al Noor terrorist kristajan që ishte frymëzuar nga Skënderbeu përdori për xhirim një kamer GoPro. Pamjet u hoqën menjëherë nga Facebooku me kërkesë të policisë, por pjesë të saj u publikuan nga mediat lokale. Videoja tregonte terroristin kristjan të armatosur duke vozitur deri tek xhamia dhe momentin që po merrte armët e zjarrit nga bagazhi i makinës së tij.

Armët përmbanin emrin e Skenderbeut, mbishkrime që i referoheshin betejave të famshme evropiane kundër myslimanëve dhe slogane neo-naziste. Një nga betejat e referuara ishte beteja e Vjenës në vitin 1683 kundër Perandorisë Osmane.
Llogaria në median sociale e terroristit kristjan aktualisht është bllokuar.

Pak para sulmit, ai publikoi një “manifest” prej 73 faqesh, në të cilin betohej për “hakmarrje” kundër “pushtuesve” muslimanë. Sipas raportimeve, ai shkruante gjithashtu se ishte frymëzuar nga Skenderbeu dhe terroristi i krahut të djathtë Anders Breivik, i cili vrau 77 vetë në Norvegji në vitin 2011.

Ai përmendi edhe sulm terrorist të vitit 2017 në Stokholm, ku pesë vetë vdiqën../rt/Gazeta Impakt

burimi: rt/Gazeta Impakt

OPINIONE