Bëhet dokumentar drama e muslimanëve të Arakanit

Fondacioni Turk i Çështjeve Fetare (TDV) ka përgatitur një dokumentar të quajtur “Qëndro i gjallë”, i cili shpjegon përpjekjet e muslimanëve të Arakanit për të kaluar në Bangladesh dhe kushtet e vështira të jetesës në kampe.

Ekipi i TDV-së prej tre personash, i cili në muajin tetor qëndroi në Cox’s Bazar ku strehoheshin për të shpëtuar jetën muslimanëve të Arakanit, ka filmuar kushtet e vështira të muslimanëve të Arakanit në kampe dhe spitale, si dhe përpjekjet e arratisjes nga masakrat.

Dokumentari “Qëndro i gjallë” fillon duke hedhur dritë mbi persekutimin që kanë qenë të nënshtruar muslimanët e Arakanit në fund të shekullit të 19-të.

Në dokumentarin ku potencohet se muslimanët e Arakanit janë privuar për vite nga të drejtat më themelore të njeriut, siç janë arsimi, udhëtimi, veçanërisht nënshtetësia, paraqiten pamje dhe informacione që nga djegiet e fshatrave që filloi në sulmet e 25 gushtit e deri në persekutimet që muslimanët e Arakanit janë përballur.

Në dokumentar është përdorur shprehja “Muslimanët e Arakanit, përkufizimi më i dëshpëruar i mungesës” .

Gjithashtu dokumentari thekson faktin se muslimanët e Arakanit nuk kanë më mundësi të jetojnë në Mianmar për shkak të persekutimit që ata i nënshtrohen. Poashtu paraqiten imazhe të filmuara nga dronë dhe varkat që kanë hipur ekipet e TDV-së gjatë kalimit të muslimanëve të Arakanit në Bangladesh.

Maruf, një nga të intervistuarit në dokumentar, shpjegon destinacionin e kalimit të muslimanëve të Arakanit në Bangladesh duke e cilësuar si “kufiri mes jetës dhe vdekjes” lumin Naf i cili përbën kufirin mes dy vendeve dhe i cili rrjedh nga kufiri i Arakanit dhe Bangladeshit.

Ndër të tjera në dokumentarin ku tërhiqet vëmendja se lufta e arratisjes së muslimanëve të Arakanit nuk përfundon me mbërritjen në brigjet e Bangladeshit, thuhet se ata për të arritur në ambientet e kampit kanë edhe një rrugë të vështirë me baltë e pluhur për të ecur bashkë me të afërmit e sëmurë ose të plagosur mbi shpinë, si dhe me disa sende që kanë marrë me vete.

– Lufta për të mbijetuar në kampe

Një i ri nga Arakani që flet në dokumentar duke bërë të ditur se kanë kaluar në Bangladesh bashkë me nënën, babain, bashkëshortin dhe motrën ka shpjeguar tmerret e përjetuara në anën e Mianmarit.

“Ushtria e Mianmarit na dogji shtëpinë. Ne kemi ardhur në Bangladesh sepse ata na kanë djegur shtëpinë dhe gjithçka. Ata që nuk kanë mundur të shpëtojnë janë vrarë. Ata kanë vrarë dhe kanë torturuar kë kanë gjetur. U kanë prerë gjymtyrët. Ndërsa ata që kanë mbetur gjallë kanë kaluar në Bangladesh”, ka thënë ai.

I riu musliman nga Arakani gjithashtu vë në dukje se ndodhen të ndarë larg dy fëmijëve të motrës së tij. Ai thekson se për këtë arsye presin në bregun e lumit me shpresën nëse ata do të vijnë.

Në pamjet e dokumentarit ku shihet edhe tymi që ngrihet nga fshatrat e djegur në Arakan, reflektohet gjithashtu edhe lufta për mbijetesë në kampe e muslimanëve të Arakanit pas mbërritjes nga një udhëtim i vështirë dhe i rrezikshëm.

Në dokumentar janë përfshirë pamje nga aktivitetet e ndihmave humanitare për njerëzit që jetojnë nën kushte të pamjaftueshme në kampe, kampet e ngritura nga TDV dhe pamje nga zona të cilët muslimanët e Arakanit e quajnë “Kodra turke”.

Një nga pjesët që tërheq më shumë vëmendjen në dokumentar është momenti i lindjes së një foshnjeje femër në kamp, ku mjekët që shërbejnë në kampe theksojnë se gjatë një jave lindin rreth 70-80 foshnja.

– Mundësitë në spitale të pamjaftueshme

Në pjesën e fundit të dokumentarit shpjegohet spitali ku mjekohen muslimanët e Arakanit të cilën kanë qenë nën objektivin e armëve dhe torturave të ushtrisë në Arakan.

Dëshpërimi i muslimanëve të Arakanit që presin të mjekohen duke qëndruar mbi një beton të ftohtë midis ujërave të zeza të tejmbushura, paraqitet para syve me fjalët, “Këtu mundësia e një njeriu të shëndoshë për t’u sëmurë është më e madhe se mundësia e shërimit të një sëmuri”.

Një nga detajet që tërheq vëmendjen është fakti se 47 janë fëmijë nga të sëmurët që marrin mjekim për shkak të plagëve nga armët ose torturat, si dhe një prej ankesave më të përhapura të të sëmurëve janë djegiet e shkallës së parë.

Muslimanët e Arakanit thonë se nuk dëshirojnë të kthehen në Mianmar dhe gjithashtu shprehin shqetësimet e tyre se kjo “është një plan për gjenocid sistematik”.

Ndër të tjera në dokumentar bëhet paralajmërimi se në rast të vazhdimit të tragjedisë së muslimanëve të Arakanit, kjo do t’i shpie ata drejt objektivit për të rënë në duart e trafikantëve të qënieve njerëzore, mafias së trafikimit të organeve dhe bandave të prostitucionit.

– Gjenocidi dhe spastrimi etnik ndaj muslimanëve të Arakanit

Mendohet se në vitet 1970 në Arakan kanë jetuar afro 2 milionë muslimanë, ndërkaq si pasojë e ikjes nga sulmet sistematike, ky numër është zvogëluar në më pak se 300 mijë.

Sipas të dhënave të fundit të OKB-së, ka tejkaluar 700 mijë numri i muslimanëve të Arakanit që janë strehuar në Bangladesh vetëm që nga 25 gushti 2017. Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut me pamjet satelitore që kanë publikuar kanë provuar se qindra fshatra janë shkatërruar.

Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet qeverive të Mianmarit dhe Bangladeshit për kthimin e qytetarëve të Arakanit në territorin e tyre është e paefektshme në praktikë pasi që nuk është e mundur të dokumentohet gjendja e të zhvendosurve.

OKB-ja dhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut e quajnë “spastrim etnik” ose “gjenocid” dhunën kundër muslimanëve të Arakanit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne