Zelanda e Re nuk i bindet urdhërit të SHBA-së, refuzon të dëbojë diplomatët rusë

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern dhe ministri i Punëve të Jashtme, Winston Peters, thanë se do ti dëbonin spiunët rusë nga vendi, nëse do të kishte ndonje të tillë. Më shumë se 100 diplomatë rusë që thuhet se janë spiunë në vendet perëndimore janë urdheruar të kthehen në Moskë, në përgjigje të përdorimit të një arme kimike në tentativën e vrasjes së Sergei Skripal, një ish-agjent i dyfishtë ruso / britanik dhe vajzës së tij Julia, në Salisbury, Angli më 4 mars. Qeveria e Zelandës së Re e ka dënuar sulmin dhe mbështet veprimin ndërkombëtar, por thotë se nuk ka “agjentë të inteligjencës ruse” në vend. Aleatët perëndimorë debuan shumë diplomatë rusë pas sulmit mbi Skripalin. Ambasadori rus në Zelandën e Re u ftua në një takim “për të përsëritur shqetësimin tonë serioz” mbi sulmin në Salisbury.” Ndërkohë që vendet e tjera kanë njoftuar se janë duke i dëbuar agjentët e padeklaruar të inteligjencës ruse, zyrtarët jane këshilluar se në Zelandën e Re nuk ka individë që përshtaten me këtë profil. Nëse do të kishte, ne do të kishim marrë tashmë veprime,“ tha Ardern. Ajo tha se Zelanda e Re do të shqyrtojë se çfarë veprimi të mëtejshëm mund të marrë për të mbështetur bashkësinë ndërkombëtare. ”Ne mbetemi të palëkundur me partnerët tanë ndërkombëtarë në shqetësimin tonë të përbashkët për sulmin me gazin nervor ndaj agjentëve në Salisbury,” tha Ardern. Peters tha se Zelanda e Re ka qenë e qartë në shprehjen e dënimit të saj mbi sulmin.”Si pjesë e mbështetjes sonë të vazhdueshme për Mbretërinë e Bashkuar, së bashku me bashkësinë ndërkombëtare, ne do të mbajmë veprime të mundshme në të ardhmen në shqyrtim dhe do të mbetemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë,” tha ai. Ministria e punëve të jashtme “thirri ambasadorin rus në Wellington për të përsëritur shqetësimin tonë serioz për burimin e mundshëm rus të helmimit nervor që u përdor në Salisbury dhe dha të njëjtin mesazh per Moskën”, tha Peters./the guardian/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne