Arrestimi i Gjuriç, historiani Olsi Jazexhi: Orkestrim nga Vuçiç dhe Thaçi para shpalljes së madhe

Historiani Olsi Jazexhi i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se arrestimi i Marko Gjuriç në Mitrovicë është i orkestruar nga presidentët Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi përpara shpalljes së madhe.

Ai thotë se Gjuriç është i sponsorizuar nga ndërkombëtar dhe është njeriu i Soros në Serbi.

Jazexhi: Shumë veta mendojnë që ky është një far skenari që ka luajtur Vuçiç dhe Thaçi duke tensionuar situatën dhe duke u dhënë pikë që të dyve para shpalljes së madhe dhe kjo shpallje e madhe është që Serbia do të njohë Kosovën dhe kjo mund të vijë me shkëmbim territoresh. Shumë analistë mendojë se arrestimi i Gjuriç ishte një shou i Vuçiç duke pretenduar se shqiptarët janë të egër.

Akoma nuk e dimë të vërtetën. B92 tregon se në takimin e Mitrovicës ishte Nikola Selekoviç që është sekretari i Vuçiçit dhe nuk u prek me dorë. Vuçiç nga qarqet nacionaliste serbe shihet si tradhtar. Ai është mik i Sorosit. Gjuriç është izraelit me origjinë. Ka qenë sorosist. Ka qenë anëtar i “Mjaft”. Gjuriçi shihet nga diplomatët perëndimorë në Beograd si njeriu i tyre sepse ata e kanë promovuar edhe serbë të Mitrovicëc e konsiderojnë si tradhtar. Ideja e shumë serbëve të Kosovës është se Serbia po na shet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne