Bota

Moska: “Sulmi i Amerikës ndaj Damaskut është i afërt”

Rusia ka gati dhjetë ditë që po thotë vazhdimisht se administrata Trump është gati të sulmojë Sirinë për shkak të përdorimit të armëve kimike nga ana e ushtrisë së Asadit në Gutan Lindore. Uashingtoni nuk e ka trajtuar akoma këtë pretendim të Rusisë.

Shtabi i Përgjithshëm i Rusisë paralajmëroi këtë muaj për një sulm të afërt ndaj Sirisë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, gjenerali Valery Gerasimov, u citua teksa thoshte se Rusia ka “informacione të besueshme se militantët po përgatiten që të kryejnë një sulm kimik ndaj civilëve, duke pretenduar se mbrapa tij qëndron qeveria e Asadit. Ai paralajmëroi se Rusia do t’i përgjigjet cdo sulmi amerikan ndaj Sirisë, qofte edhe me raketa, nëse jetët e ushtarakëve rusë do të viheshin në rrezik.

Paralajmërimi i gjeneralit rus tregon se rebelët sirianë që luftojnë në Guta duan të kryejnë një sulm kimik kundër civilëve si pretekst për sulmin amerikan. Në 17 mars, gjenerali Sergei Rudskoi, kreu i operacioneve kryesore të Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, e përforcoi deklaratën duke akuzuar SHBA-në se kishte dërguar në Mesdhe dhe në Detin e Kuq një flotë anijesh luftarake bombarduese të paisura me raketa kruizer. Ai dha detaje të mëtejshme se forca detare përbëhej nga një personel prej 7,500 ushtarakësh, një aeroplanmbajtëse, një kryqëzor, luftanije te ndryshme shkatërruese dhe 65 deri në 70 avionë.

Lëvizjet aktuale të ushtrisë amerikane janë konfirmuar edhe nga burime ushtarake që janë në dispozicion të DEBKA-s. Burimet ushtarake ruse vazhdojnë të deklarojnë se kjo armatë është e gatshme që të nisë në cdo moment të caktuar rreth 400 raketa Tomahawk me rreze të gjatë kundrejt cdo shenjestre në Lindjen e Mesme.

Për të përballuar kërcënimet e luftës nga ana e SHBA-së, burime ushtarake dhe burime të inteligjencës raportojnë se javën e kaluar forcat ajrore ruse derguan në bazën ajrore Khmeimim në Siri një helikopter Mi-8MTPR-1 i cili transportoi në këtë bazë paisjen ushtarake Rychag-AV. Kjo paketë elektronike është e aftë të zbulojë dhe të caktivizojë brenda një rrezeje prej 400 km sistemet elektronike komanduese të kontrollit si dhe radarët e raketave tokë ajër dhe ajër-ajër që transportohen nga aeroplanët, dronët, automjetet tokësore dhe anijet.
Stacioni ushtarak Rychag-AV është i aftë gjithashtu që të neutralizojë objektiva të ndryshme si funksionimet e bordit të anijeve, funksionet e avionëve dhe helikopterëve si dhe të mjeteve tokësore brenda të njëjtës kohë.

Ardhja e këtij stacioni neutralizues të avancuar e përforcon shumë mbrojtjen siriane kundër sulmeve të sofistikuara amerikane dhe izraelite. Nuk dihet se sa nga këto stacione janë dërguar tashmë në Siri. Nëse këto paisje të avancuara vendosen përgjatë tokës siriane, ato do të jenë në gjendje të çaktivizojnë të gjitha operacionet ushtarake amerikane në të gjithë vendin, nga Iraku i veriut deri në Mesdhe, dhe gjithashtu ndërhyjnë edhe në veprimtarinë ushtarake izraelite brenda kufirit të tij verior.

Deri tani nuk ka pasur komente nga burime amerikane dhe izraelite në lidhje me pretendimet ruse të këtyre dhjetë ditëve të fundit. Ndoshta po presin që të shohin edhe reagime të tjera./debka/Gazeta Impakt

OPINIONE