Bella Hadid për ndalesën e Trump-it: Krenare që jam një muslimane!

Kur Presidenti Trump paralajmëroi ndalesën e tij të emigracionit në janar, mijëra vetë protestuan kundër urdhërit të diskutueshëm ekzekutiv, përfshirë Bella dhe Gigi Hadid. Modelet iu bashkuan marshimit “No Ban No Wall” në qendër të Nju Jorkut, së bashku me nënën e tyre dhe disa miq, duke mbajtur në duar një pankartë ku shkruhej: “Të gjithë ne jemi njerëz!”

Dhe Bella nuk frikësohet të flasë për këtë, tashmë që ka kaluar një kohë. “Ne nuk guxojmë të trajtojmë njerëzit në atë mënyrë që ata të mos e meritojnë mirësinë tonë, vetëm për shkak të etnive të tyre”, tha ajo për ELLE.com pas protestave. “Kjo nuk është e drejtë”.

Një muaj më vonë, modelja vazhdon të flasë hapur në lidhje me këtë temë. Kjo çështje madje ka prekur edhe familjen e modeles 20-vjeçare, për shkakun se ajo është muslimane dhe babai i saj, Mohamed Hadid, “ishte një refugjat, kur ai së pari erdhi në Amerikë”, tha ajo për revistën Porter. “Pra, politika e emigracionit të Trump-it ka prekur edhe familjen time, më konkretisht motrën dhe vëllain tim, dhe vetë mua”.

“Ai ishte një njeri fetar që gjithmonë falej me ne”, ka thënë Hadid në lidhje me babain e saj. “Jam krenare të jem një muslimane”, shtoi ajo për fund. /tesheshi.com/

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne