Ben Blushi: LIBRA vazhdon të jetojë

Ben Blushi, kreu i LIBRA-s dje në 1-vjetorin e kësaj force, i ka dhënë një përgjigje skeptikëve dhe pyetjeve se ku është Ben Blushi.

Në fjalën e tij  tha se ka jetë akoma dhe se në muajt në vijim takimet do të jenë më të shpeshta.

“Ka jetë akoma, pra ne sot festojmë 1-vjetorin e LIBRËS dhe jo mbylljen e saj. Është dita sot për të festuar, po në ditët dhe muajit në vazhdim duhet të takohemi më shpesh dhe të diskutojmë se çfarë do të bëhet me LIBRËN, pasi LIBRA është një pasuri e përbashkët.

Shqipëria sot është në një ditë edhe më të keqe sesa ishte para zgjedhjeve. Kjo i jep të drejtë LIBRËS për atë çka tha. Edhe lidhja e qeverisë me krimin, edhe korrupsioni edhe rënia ekonomike, të gjitha ato që ne thamë janë vërtetuar”, u shpreh Ben Blushi.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne