Ben Blushi publikon spotin ‘antiRama’: Shikojeni, kjo është Shqipëria që duan

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka publikuar një spot kundër kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzon për mjerimin, varfërinë, emigrimin, kanabizimin dhe lodhjen e shqiptarëve.

Blushi thekson se kjo që kemi sot është Shqipëria që njerëz si Rama duan, por jo Shqipëria që duan shqiptarët.

Për deputetin e majtë kjo gjëndje do vazhdojë nëse në zgjedhjet e ardhshme qytetarët votojnë për Ramën.

“Ja Shqipëria që duan, por jo Shqipëria që duam. Shikojeni dhe shpërndajeni këtë spot qe dëshmon mjerimin, varfërinë, emigrimin, kanabizimin dhe lodhjen e një vendi dhe qytetarëve te tij. Nëse votoni Edi Ramën, Shqipëria nuk do jetë vendi që duam”, shkruan Blushi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne