Ben Gvir dëshiron të derdhë gjakun e protestuesve në rrugë

Lëvizja protestuese izraelite tha se ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben Gvir ka “bërë thirrje për derdhjen e gjakut në rrugë dhe ka inkurajuar policinë në dhunë”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga “Lëvizja Fuqia e Tigrit”, një prej grupeve që organizon protestat në Tel Aviv, ministri Ben Gvir i cili ka cilësuar si “heronj” forcat policore që kanë ndërhyrë ndaj protestuesve kundër qeverisë në Tel Aviv. Ben Gvir u kritikua me akuzën se ai “dëshiron derdhjen e gjakut të protestuesve nëpër rrugë”.

Duke iu referuar ministrit Ben Gvir i cili në vitin 2004 është gjetur fajtor për mbështetjen e një “(grupi terrorist të emërtuar Kach) lëvizja protestuese paralajmëroi “transformimin e policisë izraelite në një degë ekzekutive për një person të dënuar për krime terroriste”.

Ben Gvir nuk ka dhënë ende ndonjë deklaratë lidhur me këtë akuzë.

Departamenti i Hetimeve të Policisë i lidhur me Prokurorinë e përgjithshme, ndaj 4 efektivëve të policisë dhe Yair Hanoun, komandantit të njësisë policore që merret me protestat dhe kryengritjet në tel Aviv, nisi hetim me akuzën e zbatimit të dhunës kundër protestuesve.

Ndërsa Ben Gvir, i cili zhvilloi një takim me elementët “Yasam”, njësisë policore që merret me protestat në Tel Aviv, duke iu drejtuar atyre tha: “Ju jeni heronjtë tani, unë do t’iu mbështes gjatë punës time”.

Duke vënë theksin se sjellja e Departamentit të Hetimeve të Policisë ndaj policëve është e “çuditshme dhe e rrezikshme” Ben Gvir elementëve të “Yasam” u rekomandoi “Mos e bëni pengues Departamentin e Policisë për Hetime”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne