Shqiperia

Bënë “kërdinë” duke vjedhur banesat në Tiranë, kapen dy “skifterat”

Dy persona janë vënë në pranga në kryeqytet pasi kanë kryer një sërë vjedhjesh në banesa. Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Liqeni i thatë” u arrestuan 28-vjeçari -I. I., dhe 43-vjeçari E.S., të dy banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera, rezulton se këta dy persona janë autorë të vjedhjes në disa banesa.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Liqeni i thatë”.

Kapen dhe arrestohen në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, dy shtetas që kryenin vjedhje banesash.

Zbardhen dhe dokumentohen 7 raste të vjedhjeve në banesa, që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, organizuan dhe finalizuan operacioni policor të koduar “Liqeni i thatë”, në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

-I. I., 28 vjeç, dhe E.S., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autor i vjedhjeve në disa banesa, konkretisht:

– Më datë 23.08.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit D. C.

– Më datë 25.07.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.T.

– Më datë 11.06.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.K.

– Më datë 15.02.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetases I.B.

– Më datë 14.02.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.Rr.

– Më datë 13.01.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetases L.A.

– Më datë 28.12.2019 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit A.K.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim me shumë se një here./tpz

Etiketa

OPINIONE

INTERVISTA