Berisha e pranon: Tahirin e hoqi çadra. Çfarë duam ne nga ministri Demiraj

Shkarkimi i Saimir Tahirit nga Ministria e Brendshme ka ardhur si rezultat i çadrës së protestës.

Këtë e ka shprehur ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili në studion e “News24”.
Duke iu referuar deklaratave të bëra më herët për situatën me kanabisin në vend, Berisha thotë se është e rëndësishme që të luftohet ky fenomen, sidomos gjatë periudhës së zgjedhjeve.
“A garantohen apo jo zgjedhjet e lira e të ndershme me ndryshimet e bëra pas arritjes së marrëveshjes, kjo mbetet për t’u parë gjatë fushatës, pasi nuk më takon të bëj paragjykim. Kjo marrëveshje solli imponimin e ligjit dhe të kodit elektoral që administrata publike lirë të votojë për kë të dojë, të mos shndërrohet në trupë elektorale të një partie.
Kur ne denonconim drogën kërkonim një kthesë thelbësore në këtë drejtim. E nuk vumë kush që derisa të mos zhduken trafikantët të mos ketë zgjedhje, ne kërkonim që Ministria e Brendshme për këtë periudhë t’i shpallte luftë të gjithanshme drogës. Trafikantët të paktën nuk do të kenë ministrinë me vete. A kishte gjë me të rëndë sesa vendi mbulohej me drogë, dhe Rama thoshte jo, e shkulëm të gjithë. Po të jesh kryeministri dhe të lavdërosh ministrin Tahiri, do të thotë të jesh palë me të. Tahirin e hoqi çadra”, u shpreh Berisha.

Ministrat teknikë të emëruar në seancën e jashtëzakonshme plenare mbrëmjen e djeshme do të kenë të gjitha kompetencat që ua garanton ligji, përkundër asaj që ka shprehur më herët kreu i Qeverisë. Ndonëse Rama ka theksuar se këta ministra nuk do të kenë kompetenca për tendera, prokurime, emërime apo shkarkime, ish-kryeministri Berisha thotë të kundërtën.

Berisha përgënjeshtron deklaratën e kryeministrit Rama, duke u shprehur se këta ministra teknikë do të shkarkojnë këdo që shkel ligjin.

“Deklaratat e tij janë gafa dhe skandale. Ministri do të zbatojë Kushtetutën dhe ligjin e vendit. Ministrat kanë për detyrë të zbatojnë ligji dhe kushtetutën. Asnjë njeri nuk mund të shkarkojnë në kundërshtim me ligjin, ashtu siç nuk mund të mbajnë në punë dikë që shkel ligjin. Ministrat janë institucion kushtetues. Ajo ishte një deklaratë e një njeriu të përgënjeshtruar, që kishte humbur edhe logjikën, e vetëm sa nuk thoshte këta janë ministrat e mi”, u shpreh Berisha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne