Shqiperia

Berisha flet për ngjarje pas mesnate: Rama u tërhoq, Meta-Xhafaj u takuan…

Një takim i fshehtë Meta-Xhafaj i zhvilluar në rrethana të mistershme mund të ketë detyruar Kryeministrin Edi Rama të tërhiqet nga këmbëngulja e tij për emërimin e Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë të ditur fakte sot në rrjetet sociale, tek shkruan:

“Ndodhi pas mesnate! Tërhiqet me bisht nën shalë Kallam Dështaku!

Kallam Dështaku nuk do të votojë sot në parlament, ashtu siç rrahu dy ditë me radhë gjoksin dhe paralajmëroi në një sfidë shah-mat se do të votonte në parlament Sandër Lleshin si zëvendësministër-ministër.

U tërhoq, u palos pas një takimi të fshehtë falenderues Meta-Xhafaj të zhvilluar në rrethana të mistershme, e zuri barku trimoshin e siçilistëve. Zhvillime interesante!?!?”

OPINIONE

INTERVISTA