“Greqia do të zgjerohej me 12 milje detare”, Nikos Kotzias rrezikon 12 vite burg

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë i cili dha dorëheqjen pas përplasjeve që pati me Ministrin e Mbrojtjes Panos Kammenos rrezikon 13 vite burg, sipas mediave greke.

Nikos Kotzias akuzohet se ka nxjerrë sekretin shtetëror me deklaratën e tij se “Greqia do të zgjerohej me 12 milje detare”, dhe si pasojë ka ekspozuar vendin ndaj një hakmarrjeje të mundshme.

Me urdhër të Prokurorit të Gjykatës Supreme, do të kryhet një hetim nga Prokurori i Anti-Korrupsion për deklaratat e ish-ministrit.

Por përveç hetimit për nxjerrje të sekretit shtetëror në lidhje me deklaratat për zgjerimin në 12 milje, pjesë e hetimit do të jenë edhe akuzat për përfitimin e fondeve nga George Soros.

Sipas asaj që shkruhen në median greke Kotzias rrezikon në total deri në 13 vite burg pasi ka shkelur nenet 141 dhe 146 të Kodit Penal që kanë të bëjnë me dënimin për ata persona që kanë vënë në rrezik marrëdhëniet e shtetit grek me një shtet tjetër por dhe e kanë ekspozuar ndaj një hakmarrjeje të mundshme, si dhe nxjerrjen e dokumenteve apo sekreteve shtetërore që duhet të mbahen konfidenciale.

Ndërkohë që siç duket Prokuroria në Athinë ka nisur hetimet, e njëjta gjë nuk ndodh me prokurorinë tonë, pavarësisht se skandali i bërë publik për fondet sekrete greke që financonin media në Shqipëri është i rendë dhe cënon interesat e shtetit shqiptar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne