Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për mediat nga selia blu, ka dënuar edhe një herë vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Ai u shpreh se eliminimi i tij brenda sallës së gjyqit është krim shtetëror, kjo për shkak së shteti dështoi të mbrojë zyrtarët brenda institucioneve ku ushtrojnë detyrën.“Nuk pajtohem kurrë me marrjen e jetës dhe ekzekutimin në detyrë të një zyrtari. Dënoj me forcë aktin e djeshme dhe shpall ngushëllimi tim për familjarët.
Ekzekutimi në sallën e gjyqit si të jetë në një kafene të qytetit tregon shkallën ekstreme të pasigurisë në Shqipëri, narkoshnetin e parë e të vetëm në Europë. Vrasja në sallën e gjyqit ngjitet në shkallën e krimit shtetëror, kjo jo sepse plumbat u shkrepën nga shteti, por se vrasja ndodhi në mungesë të plotë të të gjithë detyrave dhe përgjegjësive shtetërore për mbrojtjen e zyrtarëve brenda institucioneve të tyre.
Kjo ka shpjegim vetëm me zëvendësimin e ligjit me Maliqit. Vrasja e drejtësisë është triumf i vetëgjyqësisë me të cilën askush nuk ka të ardhme. Ekzekutimi tregon dështimin e reformës së drejtësisë”, tha ai.
Berisha: Duke ruajtur ndjeshmërinë e plotë ndaj reagimeve që më pëlqejnë apo nuk më pëlqejnë në tërësi dhe në veçanti ndaj rastit konkret, dua të përsëris qëndrimin tim të prerë se nuk pajtohem kurrë me marrjen e jetës dhe aq më tepër ekzekutimin në detyrë të zyrtarëve për asnjë lloj arsye, ndaj dhe kam dënuar dhe dënoj me forcën më të madhe ekzekutimin e gjykatësit Kalaja në sallën e gjyqit dhe përsëri shpreh ngushëllimet e mia familjes Kalaja.
Por me këtë rast dua të theksoj se ekzekutimi publik në sallën e gjyqit i gjykatësit Kalaja sikur të ishte në një kafene apo mejhane të qytetit, dëshmon shkallën ekstreme të pasigurisë në Shqipëri, narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.
Në këtë kuadër, vrasja në sallën e gjyqit e gjykatësit Kalaja ngjitet në nivelin e krimit shtetëror dhe kjo jo se plumbat u shkrehën nga shteti, por se vrasja ndodhi në mungesë të plotë të të gjitha përgjegjësive dhe detyrimeve shtetërore, qoftë edhe atyre më minimale për mbrojtjen e jetës dhe veprimtarisë së zyrtarëve të shtetit brenda institucioneve të tyre. Kjo ka vetëm një shpjegim, zëvendësimin e shtetit, e ligjit me Maliqin./tpz
















