Berisha: Jorgo Goro, kurbani i Xhaçkës

Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur edhe te arrestimi i kryetarit në detyrë të Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, duke e quajtur kurban të ish-ministres Olta Xhaçka. Gjithashtu Berisha ka theksuar se ‘për shkak të qëndrimeve të tij, Rama ka ngritur një valë të pafavorshme për emigrantët tanë në Greqi’.

“Sot Edi Rama urdhëroi burgosjen e Jorgo Goros.

Ju them unë, nuk ka rilindas që nuk vjedh, por Jorgo Goro është kurbani i Olta Xhaçkës, sepse Goro nuk bëri gjë tjetër veç se regjistroi tokën e falsifikuar të investitorit strategjik burrë i Olta Xhaçkës.

Edi Rama, Oltën e mban në parlament.

Natyrisht është aksioner në investimin stratetegjik të burrit të saj dhe asaj.

Dhe për këtë na bind duke arrestuar Goron se ka regjistruar pronat e saj.

Të dashur miq!

Edi Rama përdor drejtësinë tërësisht në interesat e tij personale, shkatërron marrëdhëniet me një vend fqinj në të cilin jetojnë rreth 1 mln shqiptarë, të integruar që kanë ndërtuar jetën dhe ëndërrën e tyre.

Tani për shkak të qëndrimeve të tij ç’njerëzore, antikushtetuese, antieuropiane ngre një valë të pafavorshme për emigrantët tanë.

Miqtë e mi!

Edhe njëherë ju theksoj, çështja Beleri është para së gjithash çështje e shqiptarëve, sepse këtu nuk respektohen parimet universale të të drejtave të njeriut.

Sepse këtu respektohet prezumimi i pafajësisë.

Sepse këtu respektohet manipulimi i fakteve, sepse këtu dënohet vetëm e vetëm për të mbuluar krimet monstruoze dhe mafioze, që Edi Rama dhe klani i tij ka kryer në tokat e himariotëve, duke shitur brigjet e detit.” – u shpreh Berisha./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne