Berisha kërkon lirinë, zvarritet seanca, mungojnë prokurorët

Është shtyrë sërish seanca në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, ku ish-kryeministri Sali Berisha kishte kërkuar revokimin e masës së sigurisë, arrest shtëpie. Shkak për shtyrjen e seancës së sotme, është bërë mungesa e prokurorëve të çështjes Arben Kraja dheSali Berisha.

Përmes një shkrese, dy prokurorët e SPAK, vunë në dijeni gjykatën se nuk mund të paraqiteshin në seancë për arsye objektive. Ashtu si në çdo seancë, avokatët e Berishës, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj u paraqitën në ambientet e GJKKO, edhe pse seanca nuk u zhvillua.

Seanca e radhës është caktuar pas një jave. Kjo është kërkesa e disatë që Berisha ka bërë për ndryshimin e masës së sigurisë, të cilat deri tani i janë rrëzuar të gjitha. Berisha ka kërkuar gjithashtu që të pajiset me një leje të veçantë për të marrë pjesë në Kuvend, e cila gjithashtu i është refuzuar nga Apeli i GJKKO.

Berisha ndodhet nën masën e arrestit të shtëpisë që nga data 30 Dhjetor e vitit të kaluar, pasi dyshohet për akuzën e korrupsionit, në privatizimin e ish-kompleksit Partizani./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne