Shqiperia

Berisha: Legalizimet në Ksamil vetëm militantëve siçilist!

Ish-kryeministri Sali Berisha sa herë që i jepet mundësia nuk i kursen sulmet për qeverinë ‘Rama’. Këtë herë ai ka publikuar në adresë të ‘Facebook’-ut të tij një denoncim që vjen nga Ksamili.

Një qytetar i shkruan Berishës se në këtë zonë po legalizohen vetëm ndërtesat e militantëve.

DENONCIMI I BERISHËS
Legalizimet ne Ksamil vetem militanteve siçilist!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje zoti BERISHA une qe po ju shkruaj jam nje qytetar banor i KSAMILIT dhe kam nje shqetesim qe doja ta ndaja me dhe kam shprese se mund te na ndihmoni. Une jetoj te lagjia e 26 Marsit kam nje banesë, te cilen legalizimi me ka dal qe ne 2013 dhe per arsye ekonomike nuk munda t’i perfundoj. Me ardhjen ne pushtet te rilindjes nuk arrita ti beja ata duke justifikuar se do vinin vete neper objekte beren te militanteve ne duke qene te djathte na lan pa i bere dhe na kane bllokuar si lagje me pretendimin se na ze pjesa e parkut. Nderkohë keta rilindasit kane legalizuar objekte te cilat ishin proceduar dhe prishur objekte te cilat i kane cuar te fortet e pushtetit keto kohet e fundit dhe kane dhene dhe dhume leje ndertimi shu prane bregut te detit duke favorizuar militantet e tire te fuqishem dhe gjithe pushteti lokal eshte ne dispozicjon te tire duke i lejuar per hedhjen e inerteve ne vende jo te lejuara duke i dhen te gjitha punet firmave te militantve ju lutem te te na ndihmoni abuzimet jane te dukshme. Ju faleminderit do doja te ngelesha anonim.

Burimi: BalkanWeb

OPINIONE