India nënshkruan marrëveshje për blerjen e sistemit rus S-400

India ka nënshkruar marrëveshje në vlerë prej pesë miliardë dollarë (rreth 4.35 miliardë euro) për blerjen e pesë sistemeve mbrojtëse kundërajrore ruse S-400, pavarësisht kërcënimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se do të vendosin sanksioneve vendeve që tregtojnë me sektorin mbrojtës dhe të inteligjencës të Rusisë.

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kryeministri indian, Narendra Modi të premten, në New Delhi nënshkruan marrëveshje, por biseduan edhe për energjinë bërthamore dhe ekonominë.

India i ka kërkuar SHBA-ve të heqë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë mbi aneksimin e Krimesë dhe ndërhyrjen e saj të dyshuar në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016.

Muajin e kaluar SHBA-të nuk kursyen sanksionet ndaj Kinës për shkak të blerjes së sistemeve raketore S-400 dhe avionëve luftarak.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne