Berisha përmend persona të rrezikshëm që qëndrojnë pas deputetëve dhe thotë: O djem rrëmbeni armët…

Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë Rama.

Ai tha se për shkak të lidhjeve të forta të kësaj mazhorance me krimin, prapa deputetëve në Parlament sheh fytyrat e bandave më të rrezikshme, si Shullazët, Bajrit, Avdylajt, Lul Berishën.

“Sot është seanca më e rëndësishëm që kemi zhvilluar në ekzistencën e pluralizmit politik në vitet e fundit. Sot për shkak të lidhjeve të tmerrshme të kësaj mazhorancë me krimin, bandat janë në atë shkallë sa prapa këtyre zotërinjve shoh Shullazin, Bajrat, Avdylajt apo edhe Lul Berishën. Ligji mund tua shkulte dhëmbët brenda dy muajve nëse kjo mazhorancë nuk do ju siguronte mbrojtje.”tha Berisha.

Ish-kryeministri  Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka vijuar më tej me akuzat ndaj qeverisë aktuale.

Ai tha se momenti është kritik dhe bën thirrjen për luftë.

“Momenti është kritik, bëtë gabimin më të rëndë që keni bërë ndonjëherë, nëse përdorni kartonat e zeza të nxira të krimit. O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri” , tha Berisha nga Kuvendi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne