Bota

Kremlini: Nëse SHBA vendos raketa në Evropë, Rusia do të përgjigjet

epa07108049 (FILE) - Visitors look at Russian tactical ballistic missile OTR-21 Tochka-U (L), 122mm multiple rocket launcher BM-21 Grad (2_L), tactical ballistic missile 9K720 Iskander-M (C) and 300mm multiple rocket launcher BM-30 Smerch (R) during a military exhibition marking the Tank's Day on a tank range in Luga, outside St. Petersburg, Russia, 09 September 2017 (reissued 20 October 2018). According to media reports, the Trump administration has told US allies that it wants to withdraw from the landmark Reagan-era Intermediate-range Nuclear Forces Treaty, or INF.

Nëse Shtetet e Bashkuara vendosoin sistemet e tyr raketore në Evropë pas anullimit të paralajmëruar të Marrëveshjes mbi armëve bërthamore – INF, Rusia do të duhet aktivizojë raketat e veta në drejtim të këtyre sistemeve – ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Ai e bëri këtë koment kur u pyet për të komentuar mbi deklaratën e djeshme të presidentit Putin në lidhje me mundësinë e një lufte bërthamore, pas tërheqjes së SHBA nga marrëveshje INF.

“Çështja është se tërheqja nga marrëveshja INF potencialisht mund të çojë në vendosjen e sistemit raketor amerikan në Evropë, siç ishte gjatë Luftës së Ftohtë”, tha Peskov.

Ai shtoi se një vendosje e tillë dhe mundësia që këto sisteme të jenë të drejtuara drejt Rusisë, do çonin në një situatë në të cilën Rusia kishte për të përmirësuar arsenalin e saj raketor për të arritur barazi.

OPINIONE