Berisha publikon videon, shihni çfarë thoshte Fatos Nano për Edi Ramën: E solla nga Parisi me thonj të paprerë (VIDEO)

Ish-kryeministri Berisha është “ngacmuar” nga mesazhi i urimit që Rama bëri sot per Fatos Nanon me rastin e ditëlindjes së këtij të fundit. Berisha ka postuar në faqen e tij në Facebook deklarata të Fatos Nanos vite më parë për Edi Ramën, ku spikat natyrisht ajo që lideri historik i socialistëve kishte thënë se Ramën e pati marrë me thonj të paprerë nga Parisi dhe e bëri Ministër Kulture. “Degjoni vete nga goja e Fatos Nanos te shkuaren e Edvin Hajdutit”, shkruan Berisha.
Fatos Nano deklaronte per Edi Ramen qe ka qene:
1. Mason i pasuruar
2. E kam marr me thonje te paprere si refugjat nga Parisi dhe e kam sjell te bej pjese ne ekipet tona qeverisese
3. E nxorra nga bataku i fyerjeve, nga refugjat dhe shites ikonash te vjedhura

Më dhimbset që aventurizmi i këtij masoni të pasuruar, Edvin Ramës, në Shqipëri dhe në Partinë Socialiste, nuk po ndalet dot nga askush.


E kam marrë me thonj të paprerë si refugjat nga Parisi dhe e kam sjellë të bëjë pjesë në ekipet tona të qeverisë dhe përfaqësuese.

Unë mund të kem bërë shumë gjëra, por e nxorra nga bataku i fyerjeve. Nga refugjat dhe shitës i konash të vjellura në kohën e Saliut në ministër, kryetar të bashkisë më të madhe të Shqipërisë./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne