Berisha qe solli 3000 muxhahedine iraniane ne Shqiperi, tani qurravitet per xhihadistet e ISIS-it?

Sali Berisha e ka cilësuar vetëvrasje, në rast se Shqipëria do të pranonte 600 mijë emigrantë Sirianë, mes tyre ish-luftëtarë të Shtetit Islamik, ISIS. Sipas ish-kryeministrit, Shqipëria nuk ka as mundësitë dhe as kapacitet për të menaxhuar këtë lloj fluksi refugjatësh, dhe sidomos ish luftëtarë të ISIS. Por duket se keto fjale te ish kryeminstrit jane hipokrizi pasi ishte ai i pari qe në mars të vitit 2013 pranoi të strehonte 210 muxhahedinë iraniane, 30 të parët prej të cilëve mbërritën në Tiranë në maj 2013. Muxhehedinet iraniane qe strehoje Berisha jo vetem nga Irani por edhe nga shume shtete perendimore konsiderohen si grup terrorist.

Me poshte mesazhi i plote i Berishes:

“Absolutisht kundër! Nëse Shqipëria pranon të marrë ish-luftëtarët e ISIS, Shqipëria bën vetëvrasje. Shqipëria po eksporton krim në Europë. I vetmi vend në Europë që nuk mund të menaxhojë është Shqipëria. Si u mbajtën refugjatët e Kosovës? 700 mijë prej tyre u mbajtën nga familjet shqiptare. Por a mbajnë familjet shqiptare terroristë të ISIS? Asnjë, ua them unë. I bëj thirrje qeverisë italiane mos pranojë një nisëm të tillë sepse të gjithë ata do vërshojnë me thirrje drejt Italisë. U bëj thirrje vendeve të BE-së që mos i besojnë Edi Ramës, sepse aq sa realizoi armët kimike do të realizojë edhe këtë. Rama e bën të gjithë këtë për hapjen e negociatave pa kushte” – u shpreh Sali Berisha në një intervistë për Ora News.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne